
Kush jemi ne?
Përvoja dhe mbi të gjitha matja e përpjekjeve ka treguar se me gjithë iniciativat dhe ndërhyrjet për rritjen e punësueshmërisë ende shifrat e papunësisë mbeten të larta, ndërsa rekrutuesi duket se është pozicioni kryesor i kërkuar nga bizneset.
Ekziston një perceptim se rekrutimi është vështirësuar vetëm kohët e fundit, dhe si arsye kryesore mendohen mundësia e të punuarit në distancë dhe faktorët e migrimit dhe imigrimit. Megjithatë, ka disa pozicione të cilat janë dhe mund të mos preken aspak nga opsioni i punës në distancë dhe gjithashtu nuk paraqesin asnjë mundësi migrimi.
" Misioni ynë është të bëhemi ‘edukatorë’ për punësimin e qëndrueshëm duke filluar nga përzgjedhja e duhur e deri te krijimi, zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të punës. "
Njoftimet e Fundit
Testimonials

Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj agjensisë "Pune e Re" për udhëzimet profesionale dhe qasjen e personalizuar ndaj meje të cilët më orientuan drejt një aplikimi dhe intervistimi të suksesshëm. Tanimë jam i punësuar dhe gjendim shumë mirë në një rol që përputhet në mënyrë të përkryer me aftësitë dhe aspiratat e mia.
Leonardi
Prokurime në shoqëri që prodhon dhe tregëton panele

Une jam Xheni dhe kam vite që punoj në rolin e një recepsionisteje por kur pret dhe përcjell vajza dhe zonja që fuqizojnë veten e tyre nëpërmjet kujdesit ndaj vetes, jo vetëm që të bën të ndjehesh e dobishme por të jep një lloj fuqizimi dhe vetbesimi edhe ty.
Këtë lidhje ma mundësoi Punë e Re. Eni duke më njohur mua dhe çfarë më përmbush orientoi tek klinika e bukurisë dhe ma ktheu punën në pasion.
Xheni
Recepsion në Klinikë Bukurie

Kush thotë të duhet lobim për pozicione pune dhe sidomos ato drejtuese, e ka gabim! Unë jam në një rol të rëndësishëm në një grup biznesesh që mbulojnë industrinë e rëndë thjesht se pashë një njoftim publik, bëra një aplikim, pata 3 intervista, i gjithi ky proces i ndërmjetësuar nga Punë e Re. Eni është një profesioniste me komunikim shumë të qartë, pozitiv dhe mbresëlënës. Është mbështetëse dhe orientuese përgjatë gjithë procesit.
Alfonsi
Drejtues Audit në një grup biznesesh që mbulojnë industrinë e rëndë

Kam pasur një përvojë shumë të mirë me kompaninë e rekrutimit “Pune e re” Nga momenti i parë që kam kontaktuar me ta, kam ndier një nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi ndaj nevojave të mia.
Agjentët e rekrutimit ishin të gatshëm të më dëgjonin dhe të kuptonin aspiratat e mia profesionale. Procesi i rekrutimit ishte i qartë dhe transparent, dhe gjithmonë isha në dijeni të hapave të ardhshëm.
Përfundimisht, do t'i rekomandoja " Pune e re “çdo personi që është në kërkim të mundësive të reja profesionale. Faleminderit, "Pune e re", për ndihmën dhe mbështetjen tuaj.
Armelinda

Tek Pune e Re gjeta njerezit qe arriten te evidentojne dhe te orientojne me se miri aftesite dhe formimin tim . Pune e Re ishte zgjidhja me e mire duke lene pas eksperienca stresuese dhe zgjedhje te sforcuara.Aty ndjeva vemendjen dhe vleresimin e duhur.
Kreola

Prej eksperiences sime personale, Shqiperia, ne tregun e saj te punes, ka dy probleme kryesore: Hyrjen si profesionist fillestar ne fillimet e karrieres duke ruajtur nje lloj ekuilibri te te ardhurave dhe perkushtimit ne orare dhe se dyti, gjetjen me veshtiresi te kompanise se gatshme te ofroje lirine e kreativitetit dhe gatishmerine e pageses se nje rendimenti te larte ne funksion te aftesive dhe eksperiences.
Pika ne te cilen firma e punesimit “Pune e re” eshte jo vetem shumellojshmeria e bizneseve partnere ne pritje te kandidateve prej saj, por me se shumti selektimi i kujdesshem qe agjentet e kesaj kompanie bejne per te lidhur aftesite dhe kualifikimet e punekerkuesit me kompanine me ideale dhe pergatitjen paraprake te paleve per kete raport te ri. Korrektese, suport i vazhdueshem dhe zgjidhje dinjitoze jane karakteristikat kryesore qe definojne punen dhe filozofine qe une personalisht njoha nga ky bashkepunim me “Pune e re”.
Flavia
Partnerët




