Ne besojmë se marrëdhëniet reciproke të dobishme krijohen kur të gjitha palët e përfshira janë të qarta për atë që pritet, japin maksimumin e tyre për qëllimin e përbashkët dhe më tej puna përgatitore është e shumëanshme.
Motoja e zyrës është “të drejtë” në dobi të të gjithëve.
VIZIONI
Vizioni është të lehtësojmë barrën e punëdhënësve & rekrutuesve, të ngremë rendimentin dhe normat e punësimit dhe rrejdhimisht të ndikojmë në përmirësimin e jetës së të gjithëve.
EKIPI
Ekipi ynë përbëhet nga një grup ekspertësh me përvojë të gjerë pune me kompani dhe organizata ndërkombëtare, kompani private kombëtare dhe qeverinë qendrore shqiptare.