Vlerësimi i Performancës
Vlerësimi i Performancës

- Orientimi i përcaktimit të Objektivave
Planifikimi vjetor dhe zbërthimi i tij në intervale kohore është baza për gjenerimin e objektivave, të cilat më pas duhet të komunikohen qartësisht tek punëmarrësit. Ne do të orientojmë këtë komunikim që të jetë efikas dhe eficent.
- Metodat e vlerësimit të performancës
Performanca mund të vlerësohet me sjellje të caktuara, me objektiva të paracaktuara ose edhe me modelin 360 gradë. Secila prej këtyre metodave ka specifikat e veta, mundësitë për gabime preferenciale dhe / ose perceptime të keqorientuara. Ne do të shpjegojmë secilën prej këtyre metodave duke diktuar edhe rastet më të mira për të përdorur secilën prej tyre.