Ndërmjetësim Punësimi

Për çdo pozicion pune që na kërkohet të plotësojmë ne kërkojmë të njihemi me përshkrimin e punës si dhe të marrim një dokument të tillë nga punëdhënësi potencial. Ndodh që punëdhënësi, për shumë arsye, nuk e ka një dokument të tillë dhe ne ofrohemi që ta hartojmë atë në bazë të informacionit të përcjellë dhe pas një procesi shkëmbimesh, ky dokument miratohet nga punëdhënësi përpara se të fillojë puna kërkimore / rekrutuese.
Ndërmjetësimi i punësimit kalon në fazat:
- Gjenerim kandidaturash (sourcing)
- Ngjallje interesi për aplikim (recruitment)
- Testim dhe intervistim (selection)
Puna jonë kërkimore mund të realizohet me çdo njërën prej metodave më poshtë në formë individuale apo edhe të kombinuar:
- Me shpallje
Në bazë të përshkrimit të punës ne hartojmë një njoftim për vend pune dhe e shpallim atë në platformat tona por dhe të bashkëpunëtorëve tanë. Kjo metodë përdoret gjithmonë përveçse në rastet kur punëdhënësi potencial e mban ende të fshehtë nevojën për plotësimin e një pozicioni pune.
- Headhunting / Executve Search