Në shumë borde flitet për strategji, tregje të reja, investime dhe performancë financiare — por shpesh harrohet faktori më i rëndësishëm i çdo biznesi: njerëzit.
Dhe këtu lind pyetja:
Si mund të ndërtojmë strategji për të ardhmen, pa përfshirë ata që kuptojnë më mirë ata që do ta ndërtojnë atë të ardhme?
Departamenti i HR nuk është vetëm “ai që dërgon politikat e reja me email” apo “kujton ditëlindjet” 🎂.
Është funksioni që njeh kulturën, potencialin dhe ritmin real të organizatës.
Nëse bordi është motori strategjik, HR është sensori që ndien temperaturën e motorit — pa të, mund të ecësh me shpejtësi, por rrezikon mbinxehje. 😅
Në një treg ku talenti është avantazhi më i madh konkurrues, përjashtimi i HR nga bordi është si të luash futboll pa mesfushorë: shumë vrap, pak koordinim. ⚽
Prandaj po — HR duhet të jetë pjesë e bordit.
Jo vetëm si “zëri i njerëzve”, por si zëri i biznesit që kupton njerëzit.
Sepse strategjia nuk jeton në dokumente, por në njerëzit që e zbatojnë.
Besoj më jepni të drejtë…
Por edhe nëse jo, keni gjithë fundjavën për ta menduar 😉
Ah, se për pak harrova — fundjavë të bukur! 🌞



