Administrimi & Menaxhimi i Punëmarrësve
Administrimi & Menaxhimi i Punëmarrësve

- Databaza e personelit
Burimet njerëzore janë funksioni që duhet të njohë më së miri punëmarrësit me qëllim që edhe të orientojë politikat mbështetëse për ta. Për këtë, ne kemi ngritur një modul që orienton për të gjitha të dhënat që duhet të administrohen, po ashtu edhe raportimet që dalin për demografinë e punëmarrësve.
Kjo databazë shërben edhe si bazë për të gjithë modulet e tjera me qëllim garantimin e uniformitetit në mbajtjen e të dhënave si dhe në organizimin e raportimeve.
- Dosjet e personelit
Të drejtat dhe detyrimet nga punësimi lidhen me dokumentacionet përkatëse që duhet të sigurohen nga punëmarrësi apo punëdhënësi sipas fazave në të cilat kalon punësimi. Ne kemi hartuar një procedurë orientuese në lidhje me të gjithë dokumentacionin që duhet të përmbajnë dosjet, organizimin e tyre, përcaktimin e siguruesit të tyre si dhe kemi parashikuar risqet që burojnë nga mos pasja e këtyre dokumenteve apo pasaktësia e tyre.
- Krijimi i listëprezencave
Shumë kompani / organizata nuk kanë mobilizuar një sistem teknologjik për mbajtjen e listëprezencave të cilat shërbejnë për të ndjekur frekuentimin por dhe si bazë për përllogaritjen e pagave mujore. Ne kemi hartuar një modul, të thjeshtë në përdorim, i cili realizon mbajtjen e listëprezencave dhe nxjerrjen e të dhënave të pushimeve të pakonsumuara në kohë reale.
- Krijimi i modulit të pagave
- Përllogaritja e pagave