Titulli i pozicionit: Arkitekt
Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore:
∙ Të mundet të konceptojë dhe të hartojë detyra projektimi;
∙ Të punojë dhe të ketë eksperiencë në zbatim
∙ Te njohe sistemet e fasadave vecanerisht kapote dhe specifikimet teknike
∙ Te njohe sistemet e vetratave dhe specifikimet teknike
∙ Të plotësojë sipas nevojës kontratat e sipërmarrjes me specifikimet teknike arkitektonike; ∙ Të kuptojë, të përkthejë dhe të propozojë ide ne kohe reale për detyrat e projektit; ∙ Të hartojë relacione teknike mbi përmbajtjen e projektit arkitektonik dhe të mundet të sugjerojë propozime konkrete për përmirësimin e tij;
∙ Të realizojë rezyme shpjeguese mbi projektin arkitektonik dhe të mundet t’i prezantojë ato te palet e interesuara;
∙ Të bashkëpunojë në procedurën e prokurimit duke ofruar detajet dhe specifikimet e nevojshme teknike per zera te ndryshem;
∙ Të punojë ngushtë me drejtuesin e grupit, ekipin e projektimit si dhe me inxhinierët e disiplinave të ndryshme (Konstruktor & MEP);
∙ Të marrë pjesë dhe të konsultohet me profesionistë të ndërtimit rreth zgjidhjeve praktike të projekteve;
∙ Të japë input për llogaritjen e kostove dhe preventivave, ne rast se i kerkohet;
∙ Të mundet të hartojë, kontrollojë dhe plotësojë tabelën e specifikimeve teknike;
∙ Çdo detyrë tjetër që mund t’i kërkohet.
∙ Të ndjekë rregullisht mbledhjet në zyrë si dhe jashtë saj, të ndjekë takimet me kontraktorët dhe projektues të tjerë;
Aftësitë dhe Kualifikimet:
∙ Të ketë përfunduar studimet në degën Arkitekturë/ Inxhinieri Ndërtimi;
∙ Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze/italiane;
∙ Të ketë njohuri të plotë mbi përmbajtjen e projekteve arkitektonike dhe inxhinierike sipas tipologjisë dhe fazave të hartimit (nga projekt-ideja deri ne fazen finale te zbatimit te projektit);
∙ Të ketë njohuri te programeve 2D, 3D, Autocad, etj.;
∙ Të jetë i/e aftë të identifikojnë probleme komplekse dhe të zbatojë zgjidhje për to; ∙ Përvoja të mëparshme pune kryesisht ne kompani ndërtimi do të jenë të preferueshme; ∙ Të ketë kulturë dhe etik të lartë pune.
Përvoja
+5 vite përvojë në pozicione të ngjashme.
Të interesuarit të aplikojnë në info@ahead.al ose 0697017079
Data e Postimit : | 12 Dhjetor, 2024 |
Emri i Kompanisë: | Pune e Re |
Numri i Vendeve Vakante : | 1 |
Tipi i Punës : | Full Time |
Pagesa : | |
Qyteti: | Tirane |
Data e Përfundimit: |
Informacione Kontakti
Pune e Re
Emri i Kompanisë : | Pune e Re |
Website: | www.puneere.al |
Email : | info@puneere.al |
Adresa : | Rruga e Elbasanit, Tirane |