Menaxhimi i Marrëdhënieve të Punës
Menaxhimi i Marrëdhënieve të Punës

- Modelet e fillimit dhe përfundimit të marrëdhënies së punës
Ne kemi hartuar disa dokumente tip që garantojnë kujdesin e duhur për fillimin e një marrëdhënieje pune, kemi zhvilluar një listë me zëra që orientojnë punëdhënësin në gjithë elementet që duhet të parapërgatisë me qëllim që punëmarrësi i ri të gjendet i mirëpritur dhe i mirëpajisur për punën e re.
Gjithashtu, kemi hartuar dokumentet tip që garantojnë zbatimin e afateve dhe garantimin e përmbajtjeve për çdo proces diskutimi apo përfundimi të marrëdhënieve të punës.
- Modelet e masave disiplinore
Masat disiplinore përbëjnë në vetvete një (ri) diskutim të marrëdhënieve të punës dhe si të tilla duhet tu përmbahen të njëjtave rregulla si përfundimi i marrëdhënieve. Duhen respektuar afatet, mbajtur procesverbalet përkatëse si dhe garantuar dëgjimi i të gjitha palëve. Edhe për këtë, ne kemi dokumentet tip që orientojnë për ushtrimin e këtij funksioni në formën më profesionale dhe në përmbushje të gjithë kërkesave ligjore.