Skip to content

Ndërmjetësim Punësimi

Për çdo pozicion pune që na kërkohet të plotësojmë ne kërkojmë të njihemi me përshkrimin e punës si dhe të marrim një dokument të tillë nga punëdhënësi potencial. Ndodh që punëdhënësi, për shumë arsye, nuk e ka një dokument të tillë dhe ne ofrohemi që ta hartojmë atë në bazë të informacionit të përcjellë dhe pas një procesi shkëmbimesh, ky dokument miratohet nga punëdhënësi përpara se të fillojë puna kërkimore / rekrutuese.

Ndërmjetësimi i punësimit kalon në fazat:

Puna jonë kërkimore mund të realizohet me çdo njërën prej metodave më poshtë në formë individuale apo edhe të kombinuar:

Në bazë të përshkrimit të punës ne hartojmë një njoftim për vend pune dhe e shpallim atë në platformat tona por dhe të bashkëpunëtorëve tanë. Kjo metodë përdoret gjithmonë përveçse në rastet kur punëdhënësi potencial e mban ende të fshehtë nevojën për plotësimin e një pozicioni pune.

Nisur nga kompleksiteti apo veçoritë e pozicionit që është për tu plotësuar ne kërkojmë në mënyrë aktive për të identifikuar profesionistë të caktuar të cilët në fakt janë të punësuar diku dhe nuk janë në kërkim aktiv për të ndryshuar punën e tyre. Më pas këto profesionistë analizohen në raport me përkshimin e punës dhe në diskutime edhe me punëdhënësin potencial dhe më pas kontaktohen për tiu ofruar mundësinë e re.

Gjej Punën që të Përshtatet sipas Kategorisë

Log in

Don’t have an account? Sign Up

Plotësoni të dhënat e mëposhtme për të Aplikuar