Ngritja e Funksionit të Burimeve Njerëzore
Ngritja e Funksionit të Burimeve Njerëzore

Funksioni i burimeve njerëzore pranë një kompanie / organizate merr rol dhe autoritet të ndryshëm në varësi të madhësisë së kompanisë / organizatës (numër personash), shtrirjes së saj (në territor gjeografik).
Në këtë frymë, ky rol mund të ushtrohet nga një person i vetëm si HR Generalist apo Human Resources Business Partner të cilët raportojnë tek drejtuesi i kompanisë / organizatës apo edhe një linjeje biznesi ose edhe nga një ekip i drejtuar nga një Drejtor Burime Njerëzore, tek i cili raportojnë specialistët e burimeve njerëzore (HR Generalist ose HR Specialists).